Është ankoruar në portin e Durrësit gjatë kësaj të shtune super jahti “Kismeti”.
Mjeti lundrues është në pronësi të miliarderit pakistanezo-amerikan, Shahid Khan dhe është cilësuar si më i bukuri në botë për vitin 2025.
Në dallim nga jahtet e tjerë që janë ankoruar në portin më të madh në vend, ky mjet lundrues nuk do të furnizohet me karburant.
Burime bëjnë me dije se janë 12 persona VIP që po udhëtojnë me të.
Jahti kushton 360 milionë dollarë dhe ka një kosto vjetore operative të mirëmbajtjes prej 30 milionë dollarë.
Jahti 1është 122 metra e gjatë dhe është prodhuar në kantierin e mirënjohur Lurssen.



