110-vjetori, Meta: Përulemi para etërve të Pavarësisë

110-vjetori, Meta: Përulemi para etërve të Pavarësisë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se sot në Ditën e Flamurit Kombëtar, përulemi me nderim para veprës së ndritur të Ismail Qemalit dhe Etërve të Pavarësisë, që 110 vjet më parë themeluan shtetin modern duke patur për ideal të shenjtë vetëm atdheun dhe fatet e tij.

Patriotizmi, sakrificat dhe gjaku i derdhur për Flamurin Kombëtar duhen të jenë në çdo kohë pishtari që na ndriçon mendjet dhe udhën e duhur ku duhet të ecim për të mbrojtur Shqipërinë nga çdo rrezik i ri dhe për ta bërë këtë tokë të bekuar sa më të begatë, ku sot e mot të gjithë shqiptarët dhe fëmijët e tyre të jetojnë me dinjitet dhe krenari.

Meta e mbyll urimin me fjalët: Lavdi përjetë 28 Nëntorit të Gjergj Kastriot Skënderbeut, Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe Adem Jasharit!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy