Vendimi i qeverisë/ Libra falas për nxënësit nga klasa e parë deri në të katërtën

Vendimi i qeverisë/ Libra falas për nxënësit nga klasa e parë deri në të katërtën

Nxënësive që ndjekin arsimin fillor nga klasa e parë deri në klasën e katërt do t’u jepen tekstet shkollore në përdorim falas.

Ky vendim është marrë nga qeveria në mbledhjen e sotme, ku thuhet se çmimi i blerjes së teksteve shkollore mbulohet 100% nga fondet e buxhetit të shtetit, miratuar për ministrinë përgjegjëse për Arsimin.

Ky vendim hyn menjëherë në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare dhe buxheti i alokuar është 270 milionë lekë. 

Pas vendimit të Këshillit të Ministrave, këto familje do të mund t’i marrin librat për fëmijët e tyre falas. Brenda çdo muaji korrik të vitit, ministria do të përgatisë listën e parashikuar të nxënësve që ndjekin arsimin fillor. 

Faktikisht ky propozim ka ardhur më herët, që në qershorin e vitit të kaluar, në kohën kur opozita e PD dhe e LSI-së premtonin që nëse vinin në pushtet, librat për sistemin e detyrueshëm shkollor do të jepeshin falas (nga klasa parë në të 9-tën).


 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy