
Ka përfunduar puna për hapjen e tunelit kryesor të Llogarasë, ku tashmë është bërë më e shumta e punës për betonimin e tij.
Kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamje nga punimet e tunelit dhe bën të ditur se është hapur edhe tuneli i emergjencës.
Mirëmëngjes nga tuneli kryesor i Llogarasë, tani i hapur i gjithi e ku po bëhet betonimi final që ka arritur në 70% të të gjithë gjatësisë së tunelit, dhe ku është hapur tuneli i emergjencës në të cilin po punohet me elementet e sigurisë, ju uroj një ditë të mbarë.



