
Elbasani ka nisur përgatitjet për Ditën e Verës që prej ditës së djeshme dhe bëhet me dije se festimet do të vazhdojnë deri të dielën.
Gazetarja Entela Duka në një lidhje me studion e lajmeve të MCN Tv tha se atmosfera ka përfshirë të gjithë qytetarët e Elbasanit dhe se përgjatë kësaj jave priten një sërë aktivitetesh dhe panairesh me të rinjtë dhe fëmijët.
Për qytetarët është periudhë e bukur. Teksa përshkon rrugicat ndjen aromën e ballokumeve, pozitivitetin e qytetarëve. Kanë hapur dyert e shtëpisë së tyre duke i bërë thirrje miqve për të ardhur në Elbasan. Është axhendë e ngjeshur, janë disa aktivitete, panaire, aktivitete për fëmijë. Ka nisur dje me fëmijët e kopshteve, vijon dhe sot.



