36 ferma të pulave janë prekur nga gripi i shpezëve në Kosovë

36 ferma të pulave janë prekur nga gripi i shpezëve në Kosovë

36 ferma të pulave janë prekur nga gripi i shpezëve që u paraqit në Kosovë. Në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë thënë se të gjitha këto ferma janë ekonomi familjare e që kanë fond të vogël të shpezëve.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë që nga rasti i parë i paraqitjes së dyshimeve për prezencën e gripit të shpezëve në Kosovë, ka ndërmarrë të gjitha veprimet konform udhëzimit administrativ për luftimin e kësaj sëmundje.

“Menjëherë është krijuar shtabi i krizës. Përmes Drejtorisë së Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve janë duke u koordinuar aktivitete, ndërsa veprimet operative në teren janë duke ekzekutuar nga inspektorët Veterinar të AUV-së, kanë bërë të ditur nga AUV.

Pas identifikimit të këtyre rasteve, janë kryer hulumtimet diagnostike, merren mostrat dhe testohen, fermat që dalin pozitiv asgjësohen, në mënyrë që parandalohet përhapja masive”.

“Prandaj, sugjerojmë që konsumatori të ketë kujdes gjatë furnizimit me mish të shpezëve dhe vezë. Furnizimin me mish të shpezëve ta bëhet vetëm nga operatoret ekonomik te aprovuar dhe regjistruar ,në marketet dhe dyqanet e autorizuara dhe jo në tregjet e kafshëve ku therja ndodh aty për aty nga operatorë ilegal”, kanë theksuar nga AVU në Kosovë.

Ndërsa rasti i parë i konfirmuar me gripin e shpezëve në Kosovë është bërë publike me 29 maj 2021 në një njoftim nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy