Leart Hasanllari, 14 vjeç, vuan nga një sëmundje kockash që e shoqëron prej ardhjes në jetë.
Duke qenë se sëmundja e tij ka agravuar dhe dhimbjet janë bërë të papërballueshme mjekët i kanë thënë se ka nevojë me urgjencë për dy ndërhyrje kirurgjikale, të cilat kryhen vetëm jashtë shqiperisë.
Nëna e tij Anxhela Hasanllari tregon për MCN TV se për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike nuk mund të përballojnë trajtimin e djalit të tyre.
Kjo ndërhyrje kirurgjikale është e 15-ta për djalin e vetëm të familjes Hasanllari.
Kryefamiljari është i detyruar që të punojë me dy turne, për të mbajtur familjen me bukë, ndërsa e ëma e djalit nuk punon pasi i duhet të kujdeset për të birin, sot ata bëjnë apel për ndihmë, për të shpëtuar jetën e djalit të tyre
Familja tregon se me rastin e tyre është njohuredhe kryeministri Edi Rama, i cili ka qenë edhe në banesën e tyre dhe u ka bërë shumë premtime, por deri më tania ta nuk kanë parë asgjë konkrete.
Familjen Hasanllari mund ta ndihmoni duke kontaktuar në numrin e nënës së Leartit (+355 67 698 2641).



