Europa po përgatitet të rihapet

Europa po përgatitet të rihapet

Franca, Italia dhe Spanja po lehtësojnë masat e bllokimit të vendosura për të parandaluar përhapjen e pandemisë vdekjeprurëse Covid-19, ndërsa kombet e tjera të BE-së po monitorojnë se si vendet më të goditura më shumë në kontinent po heqin disa kufizime.

Kryeministri francez Edouard Philipe do të paraqesë planin e Qeverisë për të lehtësuar masat e bllokimit nga Covid-19 të martën në Parlament, ku do të votohet më pas në lidhje me to.

Italia, e cila ka regjistruar numrin më të lartë të viktimave në botë si pasojë e pandemisë, gjithashtu ka deklaruar lehtësimin e masave të bllokimit. Kryeministri Giuseppe Conte tha se Italia do të fillojë heqjen e bllokimit mbarëkombëtar në 4 maj, duke i dhënë një shpresë të pjesshme bizneseve të paralizuara nga masat që prej javësh janë aplikuar për të ndaluar shpërthimin.

Qeveria spanjolle gjithashtu ka njoftuar një rihapje graduale të aktivitetit ekonomik në javët e ardhshme, si dhe fëmijët do të lejohen të dalin për një kohë të shkurtër vetëm njëherë gjatë fundjavës.

Katër vendet më të prekura në Europë nga virusi Covid-19 raportuan një rënie në numrin e viktimave ditore, duke shpresuar se shpërthimi i virusit mund t’a ketë kaluar pikun e tij, të paktën tani për tani.

Por liderët botërorë dhe ekspertët përfaqësojnë qëndrime të kundërta në lidhje me kohën që do të duhet për të rifilluar aktivitetin ekonomik të vendeve të tyre, duke paraqitur një ekulibër delikat mes lirisë dhe sigurisë së jetës.  

Ministri i Ekonomisë në Gjermani u kërkoi të hënën 16 landeve të vendit që të shkonin dalëngadalë drejt heqjes së kufizimeve për parandalimin e virusit, me qëllim për të shmangur një shpërthim tjetër të mundëshëm të virusit në vend.

Për shkak të sistemit politik të decentralizuar në Gjermani, landet gjermane kanë fuqinë të zbatojnë ose të heqin dorë nga masat e distancimit social, mbi të cilat Berlini po mbështetet për të parandaluar përhapjen e virusit, ndërsa kancelarja Merkel po i reziston presionit nga disa lande për të lehtësuar edhe më shumë kufizimet e vendosura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy