Punimet në Bulevardin e Palmave dhe Agrumeve në hyrje të Vlorës kanë tejkaluar afatet e parashikuara, duke lënë rrugën ende një kantier të hapur që është kthyer në shqetësim për komunitetin. Banorët kundërshtojnë për shkak të ngushtimit të rrugës, ndërsa mungesa e vendparkimeve ka shkaktuar falimentimin e bizneseve.



