Nis sot regjistrimi i fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet publike, aplikimet deri më 11 qershor

Nis sot regjistrimi i fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet publike, aplikimet deri më 11 qershor

Nga dita e sotme në kopshtet dhe çerdhet ka nisur regjistrimet. Sipas njoftimit të bërë publik nga Bashkia e Tiranës procesi i regjistrimit do të kryhet nga sot e deri në datën 11 qershor në çdo çerdhe publike të Bashkisë Tiranë.

Vlen të theksohet se fëmijët që kanë frekuentuar çerdhen në sezonin 2020-2021 dhe që mbushin moshën 3 vjeç, deri më datë 15 Shtator 2021, do të regjistrohen automatikisht në kopsht.

Më poshtë gjeni disa informacione se çfarë duhet të dini për dokumentet që ju duhen dhe kush ka përparësi:

-Për fëmijët që kanë statusin e jetimit nevojitet libreza e këtij statusi, certifikatë personale dhe familjare. Për fëmijët me aftësi të kufizuara apo sëmundje të rënda kërkohet raporti mjeko ligjor si dhe certifikatat personale dhe familjare.

-Të njëjtat dokumente janë të nevojshme edhe në rastet kur kujdestari ligjor i fëmijës është më aftësi të kufizuara mendore apo fizike.

-Për fëmijët e familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike përpos certifikatave duhet edhe vërtetim nga Njësia Administrative për trajtimin me ndihmë ekonomike të kujdestarit ligjor

-Ndërsa për kategoritë e tjera kërkohet vërtetim me pagë mujore të pasqyruar të prindërve si dhe vërtetim për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, dokument ky që sigurohet në portalin e-albania.

-Dokumentacioni i dorëzuar do të shqyrtohet përgjatë një jave nga stafi drejtues i çerdheve.

-Prioritet do të kenë fëmijët që i kanë të dy prindërit në marrëdhënie pune si dhe ata që vijnë nga familje me probleme ekonomike apo sociale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy