Koreja e Veriut vrau dhe dogji trupin e zyrtarit të zhdukur koreanojugor për të parandaluar koronavirusin (VIDEO)

Koreja e Veriut vrau dhe dogji trupin e zyrtarit të zhdukur koreanojugor për të parandaluar koronavirusin (VIDEO)

Një zyrtar i Koresë së Jugut i cili ishte raportuar i zhdukur që nga e hëna u qëllua për vdekje nga Koreja e Veriut dhe trupi i tij u dogj, deklaroi sot Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut.

Ai, sipas akuzës që vjen nga Seuli, u vra nga koreano-jugorët, të cilët më pas e dogjën trupin e tij për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

"Koreja e Veriut e gjeti burrin në ujërat e saj dhe kreu një akt brutaliteti duke qëlluar mbi të dhe duke djegur trupin e tij, sipas analizës së plotë dhe shumë dimensionale të inteligjencës së ushtrisë sonë", tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë.

Koreja e Jugut dënon me forcë një akt të tillë brutal. Nxisim Korenë e Veriut të japë një shpjegim në lidhje me ngjarjen, duke kërkuar ndëshkimin e personave përgjegjës”, thuhet më tej në deklaratë.

Ai ishte 47-vjeç dhe një punonjës i Ministrisë së Oqeaneve dhe Peshkimit, ndërsa kishte humbur të gjitha lidhjet që nga fillimi i kësaj jave, kur ai u zhduk nga anija me të cilën po inspektonte ujërat në jug të kufirit detar mes dy vendeve.

Mësohet se autoritetet e Koresë së Jugut nisën menjëherë kërkimet për gjetjen e tij, duke përdorur anije dhe helikopterë nga frika se mos rrymat detare do ta kishin hedhur në ujërat e Koresë së Veriut.

Kjo është hera e parë në mbi 12 vjet që një koreanojugor është qëlluar për vdekje në Korenë e Veriut.

Incidenti ka të ngjarë të çojë në përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve midis dy fqinjëve, të cilat kohët e fundit janë ndezur për shkak të fletushkave propagandistike të dërguara në Veri nga Koreja e Jugut dhe çuan në atë që Pheniani të hedhë në erë Zyrën ndërlidhëse ndër-koreane në rrethin e saj kufitar Kaesong në qershor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy