Drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita kërkoi nga 390 studentët që nisën vitin e parë të akademisë së sigurisë, përkushtim.
Teksa e cilësoi akademinë motorin kryesor të rigjenerimit të radhëve të policisë, Hita tha se të rinjtë s’duhet të ngurrojnë të adresojnë problematikat.



