Brazili ka regjistruar katër milionë raste me Covid-19, ndërsa zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë thanë se infeksionet kishin filluar të ngadalësoheshin në vendin e dytë më të goditur në botë.
Që nga rasi i parë më datë 26 shkurt, Brazili ka regjistruar më shumë se 4 milionë persona të infektuar dhe mbi 124.600 viktima.
Brenda 24 orëve të fundit u shënuan 44 mijë raste të reja dhe 834 viktima.
Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se numri i infeksioneve u zvogëlua ditët e fundit, duke shpresuar se pandemia e kishte arritur kulmin, atëherë kur mesatarja ditore e vdekjeve ishte mbi 1.000.
Duke filluar nga fundi i muajit gusht, Brazili ka regjistruar mesatarisht rreth 870 viktima si pasojë të Covid-19 dhe 40 mijë persona të infektuar në ditë.
Autoritetet shëndetësore i kanë bërë thirrje qytetarëve të tregohen më të kujdesshëm.
“Ky është fillimi i asaj që ne shpresojmë se është në fakt një trend përmirësimi”, tha Mauricio Sanchez, një epidemiolog në Universitetin Brasilia.



