Mjeku tregon se cilët janë trupat e huaj të rrezikshëm për njerëzit 

Mjeku tregon se cilët janë trupat e huaj të rrezikshëm për njerëzit 

Mjeku otorinolaringolog Klevis Thomai foli në emisionin “Zgjohu në MCN” mbi trupat e huaj në trupin e njeriut.

Ai tha se trupa të tilla si lodra, fara, insekte, nuk përbëjnë rrezik për jetën e njerëzve dhe mund të hiqen.

Mjeku vuri në dukje se trupa të rrezikshëm të huaj janë ato shpues si dhe bateritë që dëmtojnë ezofagun.

Në praktikën në URL shumë të shpeshta janë trupat e huaj, organik ose joorganik, i vet organizmit ose jashtë organizimit, i cili ngel në një vend që s’duhet të ngelë. Shumë të shpeshta janë rastet me trupa të huaj në vesh, hundë, gojë, bajame kryesisht, ezofag, apo më keq në rrugët e poshtme të frymëmarrjes trake, laring, bronke.

Disa janë shqetësuese për prindërit me fëmijët e vegjël. Në trupat e huaj në vesh mund të përmendim lodra të ndryshme, pambuku i kunjave të veshit shumë i shpeshtë, farat, insektet. Këto s’përbëjnë rrezik për jetën, pothuajse asnjë rrezik për veshin dhe hiqen kollaj.

Trupat e rrezikshëm në hundë dhe ezofagë mund të jenë vetëm bateritë, që shkaktojnë djegie të mukozës. Te të rriturit është zakonisht mishi, te mosha e tretë. Te fëmijët janë monedhat. Të rrezikshëm janë trupat e huaj shpues, dhe bateritë që shkrijnë ezofagun, dhe nëse ezofagu shpohet nga këto kimikate ka të bëjë me jetën dhe një vdekshmëri goxha të lartë”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy