Manastirliu: Trefishohet ndihma ekonomike për fëmijët pa kujdes prindëror

Manastirliu: Trefishohet ndihma ekonomike për fëmijët pa kujdes prindëror

Familjet përfituese të skemës së ndihmës ekonomike kanë marrë pagesën e rritur deri në tre fish, sipas kategorive, pas vendimit të qeverisë për rritjen e masës së ndihmës ekonomike sipas strukturës së familjeve përfituese të kësaj skeme.

 Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu vizitoi sot një familje përfituese të trefishimit të masës së ndihmës ekonomike, për dy vajzat pa kujdes prindëror që rriten me gjyshen e tyre.

Qeveria shqiptare, nëpërmjet buxhetit të ri, ka vendosur të trefishojë masën e ndihmës ekonomike për të gjithë fëmijët pa kujdes prindëror, të dyfishojë masën e ndihmës ekonomike për të gjitha familjet që janë përfituese që kanë mbi tre fëmijë deri në 18 vjeç dhe gjithashtu edhe të rrisë masën e ndihmës ekonomike për të gjithë familjet përfituese të skemës me 10% këtë vit. Një ndër arsyet që jam këtu është jo vetëm për trefishimin e ndihmës ekonomike për fëmijët pa kujdes prindëror, por edhe për të mbështetur fëmijët pa kujdes prindëror derisa të dalin në jetë dhe të bëhen të zotët e vetes.

 Rreth 68 mijë familje kanë marrë përfitimin e masës së rritur të ndihmës ekonomike, e cila hyri në fuqi në janar 2022.

Është rritur me 10% ndihma ekonomike për të gjithë familjet që janë pjesë e skemës; është dyfishuar masa e ndihmës ekonomike për rreth 15 mijë familje përfituese të kësaj skeme, të cilat kanë mbi 3 fëmijë deri në 18 vjeç; është trefishuar masa e ndihmës ekonomike për fëmijët me status jetimi, për gratë e trafikuara dhe të dhunuara. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy