Greqia mund të ndalojë përdorimin e pajisjeve të faksit në zyrat shtetërore për shkak të reformave të reja dixhitale të propozuara nga qeveria.
Ministri i Shtetit dhe Qeverisjes Dixhitale, Kyriakos Pierrakakis dëshiron që të gjitha institucionet të mbledhin dhe të lëshojnë dokumente në mënyrë elektronike.
Për herë të parë, masat e bllokimit për shkak të pandemisë së koronavirusit, kanë detyruar shumë qytetarë grekë të përdorin shërbimet e ofruara përmes internetit.
Greqia përgjatë këtyre javëve të fundit ka publikuar portalin zyrtar gov.gr për qytetarët që iu duhet të përdorin shërbimet shtetërore nga shtëpitë e tyre.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis i tha parlamentit se faqja në internet është “portali i ri i shtetit dixhital”.
Ai theksoi se qytetarët nga tani mund të marrin informacion dhe të tërheqin dokumente të ndryshme pa qenë nevoja për të dalë nga shtëpitë e tyre.
Mirëpo, fatura e re dixhitale shkon akoma më tej.

Greqia do të krijojë një Regjistër Kombëtar të Komunikimit Qytetar dhe do t’i detyrojë insitucionet shtetërore të komunikojnë me qytetarët në mënyrë elektronike.
Çdo qytetar do të pajiset me një numër unik indentifikimi në mënyrë që të mund të hyjë në shërbimet shtetërore, pa pasur nevojë të largohet nga shtëpia e tij, apo për të përdorur dokumente të shtypura.
Përkrahësit e kësaj nisme janë shprehur se kjo metodë do të rrisë transparencën e qeverisë dhe të do zvogëlojë burokracinë në administratën shtetërore.
Indeksi i Ekonomisë dhe Shoqërisë Dixhitale i BE-së për vitin 2019 e vendosi Greqinë në vend të 26-të nga 28 vendet anëtare.



