Autoritetet shëndetësore kanë pezulluar punën në një prej fasonerive të Tiranës.
Më herët, “Prodyn” kyçi derën për shkak të infektimit të një punonjësi me Covid 19.
Në një lidhje telefonike për TVT-në, një nga punonjëset e kësaj fabrike thotë se ajo dhe koleget e saj u urdhëruan të lënë punën, pas një kontrolli të befasishëm nga autoritetet dhe konstatimit se nuk respektohej distanca e sigurisë në fabrikë.



