Vitia: Deri në fund të vitit do t’i sigurojmë rreth 2 milionë vaksina anti-Covid

Vitia: Deri në fund të vitit do t’i sigurojmë rreth 2 milionë vaksina anti-Covid

Me sigurimin e kontratës së re me kompaninë Pfizer për vaksinimin e popullatës në Kosovë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se deri në fund të vitit pritet që Kosova t’i ketë rreth 2 milionë doza të vaksinës anti-COVID.

Duke raportuar para Komisionit të Shëndetësisë, rreth menaxhimit të pandemisë dhe procesit të vaksinimit, Vitia ka thënë se procesi i sigurimit të vaksinave do vazhdojë edhe më tutje.

“Deri në fund të këtij viti do kemi diku rreth 2 milionë doza të vaksinës dhe kjo do të vazhdojë. Deri më tani në Kosovë kanë ardhur 178 mijë doza. Edhe nga Pfizeri janë siguruar mbi 1 milionë e 200 mijë vaksina”, ka thënë ai.

Ministri Vitia ka shtuar se plani i vaksinimit në masë synohet të nis nga 15 qershori, ku sipas tij, vaksinimi do intensifikohet.

“Së fundmi kanë ardhur mbi 100 mijë të kompanisë Pfizer, numri i dozave të siguruara është 163.020 përmes skemës. Kosova ka kapacitet të zinxhirit të ftohtë. Procesi i vaksinimit po vazhdon ga ekipet e trajnuara. Do bëjmë rritjen e stafit në procesin e vaksinimit. Nga 89 ekipe dhe 178 infermierë, do bëhen 190 ekipe shtesë me 400 infermierë”, ka bërë të ditur Vitia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy