Rikthehen reshjet, parashikimi i motit për ditën e sotme

Rikthehen reshjet, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. 

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti parashikohet fillimisht me kthjellime kryesisht në veri dhe më pas shtim vranësirash mesatare deri të dendura. 

Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e mëngjesit në jug, e gradualisht reshjet e shiut do të vijojnë në mënyrë të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. 

Lokalisht priten reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra, me ndërprerje. 

Era pritet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi deri 16m/s. 

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy