Temperatura nën zero dhe reshje, parashikimi i motit për të shtunën dhe të dielën

Temperatura nën zero dhe reshje, parashikimi i motit për të shtunën dhe të dielën

Ditën e shtunë do të vijojmë të kemi paqëndrueshmëri me mot të vranët dhe reshje shiu me intensitet të ulët lokale, ndërsa në veri e pjesërisht në qendër nuk do të mungojnë shtrëngata të herë pas hershme afatshkurtra.

Nesër kemi depërtimin e masave ajrore veriperëndimore, të cilat do të ndikojnë dhe në rënien e temperaturave në vlerat maksimale duke bërë që të lëmë pas këto temperature relativisht të buta që kanë arritur deri 18°C gjatë këtyre ditëve.

Nesër temperaturat maksimale nuk pritet t’i kalojnë 15°C.

Drupal Ad

Ndërkohë një ndryshim komplet i situatës parashikohet ditën e diel, ku reshjet e shiut do të jenë prezente prej orëve të para të 24 orëshit në të gjithë vendin me intensitet mesatar, dhe në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë ditës.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se në intervale të shkurtra kohore pjesërisht në veri dhe në jugperëndim parashikohen reshje me intensitet deri të lartë në formën e stuhive.

Reshjet e dëborës do të rikthehen, në Alpe dhe relievet malore veri-verilindje-juglindje të vendit në lartësitë mbi 600-700 metër me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.

Mjegulla e dendur lokale dhe mjegullina do të jenë prezente në momentin e reshjeve të shiut, gjatë orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes po ashtu ngrica përgjatë akseve rrugore, pasi tashmë të dielën do të kemi dhe rënie të ndjeshme temperaturash ku vlerat minimale pritet të regjistrohen -6°C në zonat malore.

Vlen për tu theksuar si problematik elementi i erës gjatë ditës së diel, ku pritet të intensifikohet me drejtim verilindje-veri me shpejtësi mesatare 4-16m/sek, ndërsa në lugina dhe sidomos bregdetin verior do të arrijë 15-25m/sek.

Valëzimi në dete gjithashtu do të jetë i lartë i forcës 4-5 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy