Kushtet e këqija të rrugës, banorët e Fushë-Milotit në protestë (VIDEO)

Kushtet e këqija të rrugës, banorët e Fushë-Milotit në protestë (VIDEO)

Me dhjetra banorë nga fshati Fushë Milot i Kurbinit kanë protestuar, nga kushtet e vështira të rrugës. Janë afro dy mijë banorë nga ky fshat të cilët përballen për çdo ditë me këtë realitet, nga gjendja tepër e vështirë e rrugës. Sipas tyre janë dhënë investime, për rikonstruksionin e rrugës së fshatit, por fondet nuk dihet se nga kush janë gllabëruar, ndësa banorët vuajnë rrugën e vështirë.

Janë këta banorë që nuk përfaqësojnë asnjë forcë politike, por kërkojnë investime publike në shërbim të komunitetit, madje kanë deklaruar se do të bojkotojnë zgjedhjet e ardhshme parlamentare nëse nuk investohet pë rrugën e fshatit. 

Shembull i kreut të socialistëve të fshatit ishte mjaft kontruktiv duke treguar se ai nuk mund të bëhet pjesë e asnjë force politike nëse komuniteti i tyre përballet me mungesën e investimeve. 

Drejtuesit e automjeteve tregojnë për vështirësitë gjatë lëvizjeve me mjetet e tyre përgjatë këtij aksi prej më shumë se dy kilometrave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy