Evans Drishti, mësues, tha përmes një lidhje me skype në “MCN Informacion” se në Shqipëri është abuzuar me konceptin e lirisë dhe demokracisë.
Sipas tij prindërit duhet të marrin mendimin e fëmijëve për çështje të ndryshme, dhe t’i bëjnë këta të fundit të ndihen të përfshirë, në të kundërt ata do të distancohen.
“Kemi 34 vite në demokraci, por është abuzuar dhe po vijohet të abuzohet me lirinë dhe demokracinë. Paralelisht me lirinë dhe demokracinë, jemi të detyruar të bashkëveprojmë dhe të bashkëpunojmë me fëmijët, sepse është një element që mungon. Është teori e gabuar që të pretendohet të njihet natyra e fëmijëve brenda klasës, por në organizime sociale dhe kulturore. Fëmijën duhet të vëmë në veprime të ndryshme dhe të larmishme. Në momentin që të kemi në lloj emancipimi të ulët, një integrim në shoqëri. Duhet t’u marrim mendime edhe fëmijëve dhe adoleshentëve, sepse ata kanë botëkuptime të gjera, janë një brez i teknologjisë. Në momentin kur prindërit s’marrin një mendim qoftë edhe për elementët më të thjeshta...nuk i përfshijnë dhe këto sjell distancimin e fëmijëve dhe adoleshentëve me prindërit. Kjo përfshirje duhet edhe në shkolla. Duhet të dëgjohen dhe vlerësohen, gjithsecili është një mendje e ndritur. Të sjellim te fëmijët modelet më të mira dhe sublime, sepse po përballen me modele aspak të dëshirueshme, qoftë në aspektin moral dhe etik. U jepen shumë para me vete fëmijëve. Është e rëndësishme që fëmija mos ambientohet me aspektin monetar, akoma pa e kuptuar vet vlerën”.
Drishti shtoi se fëmijët marrin 2-3 telefona dhe mundohen të bëjnë rolin e aktorit, ku dorëzojnë vetëm një telefon. Sipas tij ka rënë interesimi i prindërit, që s’është sikurse ka qenë më parë.



