Vjedhja e energjisë elektrike është një problem i vazhdueshëm në Shqipëri. Nisur nga kjo, përmes një postimi në rrjete sociale Ambasada Amerikane në Tiranë bën me dije se po zhvillohet një plan për parandalimin e këtij krimi.
USAID Albania po ndihmon Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) për zhvendosjen, instalimin dhe mirëmbajtjen e pikave të reja të matjes, çka parandalon vjedhjen dhe bën që OSHEE të investojë në rrjet dhe të garantojë shërbim më cilësor dhe më të sigurt për të gjithë klientët
Ky veprim i “vogël” parandalon vjedhjen e energjisë dhe forcon efikasitetin, në dobi të të gjithë shqiptarëve, shkruan më tej ambasada.
Postimi i USAID:
A mund ta zbulojmë krimin? Matësit e energjisë elektrike, të paorganizuar dhe të pasiguruar, mund të manipulohen nga konsumatorë që duan të vjedhin energji. Kur energjia vidhet ose nuk paguhet, humbasin të gjithë. Në Agency for International Development po ndihmon Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike OSHEE për zhvendosjen, instalimin dhe mirëmbajtjen e pikave të reja të matjes, çka parandalon vjedhjen dhe bën që OSHEE të investojë në rrjet dhe të garantojë shërbim më cilësor dhe më të sigurt për të gjithë klientët. ‘USAIDTransforms



