Për t’i mbrojtur nga Covid-19, Greqia nis vaksinimin kundër tuberkulozit në personat mbi 50 vjeç

Për t’i mbrojtur nga Covid-19, Greqia nis vaksinimin kundër tuberkulozit në personat mbi 50 vjeç

Greqia ka aprovuar përdorimin e një vaksine kundër tuberkulozit për mbrojtjen e popullatës nga koronavirusi.

Është një vaksinë ekzistuese e rekomanduar nga studiuesit në Spitalin Attikon, pasi ende nuk është gjetur asnjë vaksinë për koronavirusin e ri.

Konkretisht, ekspertët grekë, të udhëhequr nga Profesori i Patologjisë-Infeksione të EKPA-së Z. Evangelos Giamarellos, kanë marrë miratimin nga Agjencia Kombëtare e Barnave (EOF) për të filluar në 1 qershor programin e vaksinimit me vaksinë tuberkulozi.

Kjo fushatë vaksinimi do vazhdojë dëri në muajin shtator.

Programi është i hapur për njerëzit mbi moshën 50 vjeç, të cilët kanë sëmundje koronare të zemrës, sëmundje pulmonare obstruktive kronike ose janë në rrezik të lartë.

Vaksinimi do të bëhet në 4 spitale në Athinë por edhe në spitalet në Selanik, Patras, Janinë, Alexandroupolis, Imathia, Ptolemaida, Nafplio dhe Corinth.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy