Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar se vetëm sot janë kryer 15.642 vaksina.
Sipas saj kjo është një shifër e rëndësishme që tregon se ritmi i vaksinimit po ecën kënaqshëm. Duke përfshirë edhe ditën e sotme në total janë kryer 572.226 vaksinime.
Ditët e fundit në vendin tonë janë shënuar shifra të ulta të rasteve të reja të koronavirusit. Gjithsesi kanë mbetur ende dy masa të rëndësishme si vendosja e maskave në public dhe ora policore, që nis në 22:00 dhe mbaron në 06:00.



