Hungaria/ Orban kundërshton “Konventën e Stambollit”, kundër dhunës në familje dhe ndaj grave

Hungaria/ Orban kundërshton “Konventën e Stambollit”, kundër dhunës në familje dhe ndaj grave

Një muaj pas miratimit të ligjit që i jepte kryeministrit hungarez Viktor Orban kompetenca të plota, Parlamenti i Budapestit e ka refuzuar ratifikimin e Konventës së Stambollit për të mbrojtur gratë nga dhuna, pasi për qeverinë do të promovonte një ideologji shkatërruese në marrëdhëniet gjinore dhe emigracionin e paligjshëm.

Qasja e tij ideologjike është në kundërshtim me ligjin hungarez dhe besimin e qeverisë”, tha deputeti demokristian Lorinc Nacsa, një aleat i koalicionit me partinë Fidesz të Orban, para Kuvendit.

Parlamenti dhe qeveria hungareze kanë përfaqësimin më të ulët të grave në BE, por Fidesz beson se të gjitha garancitë për sigurinë e grave, tashmë janë parashikuar në ligj.

Ratifikimi i Konventës, nënshkruar nga Budapesti në vitin 2014-të, e detyron Hungarinë të japë azil për refugjatët e  përsekutur në vendin e tyre të origjinës për shkak të orientimit seksual ose gjinor.

Megjithatë, ky është një hap i pakonceptueshëm për një qeveri që ka zhvilluar një luftë kundër emigracionit të paligjshëm dhe komuniteteve transgjinor.

Këshilli i Europës në vitin 2011 ka miratuar “Konventën e Stambollit”, e cila konsiderohet si një nga mekanizmat e parë ndërkombëtar që ka vendosur standard ligjërisht detyrues për të gjitha vendet që e kanë nënshkruar atë, me qëllim parandalimin e dhunës me bazë gjinore.

Dështimi për t’u zbatuar është veçanërisht serioz në një kohë kur, për shkak të masave të vendosura të bllokimit si pasojë e krizës së koronavirusit, dhuna në familje është trefishuar dhe është bërë gjithnjë e më e vështirë raportimi i saj, pasi gratë shpesh jetojnë nën një çati me dhunuesin e tyre.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy