Laçi: Temperaturat e larta, pakujdesitë dhe zjarrvëniet e qëllimshme, shkaktarë të shtimit të vatrave të zjarrit në vend

Laçi: Temperaturat e larta, pakujdesitë dhe zjarrvëniet e qëllimshme, shkaktarë të shtimit të vatrave të zjarrit në vend

Në kushtet kur zjarret kanë filluar të pushtojnë sipërfaqe të mëdha me pyje në të gjithë vendin, ndërgjegjësimi duhet të shtohet në masë. 

Kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin, Alban Laçi, në një komunikim për programin “Zgjohu me MCN”, ka numëruar shkaqet dhe pasojat e shtimit të këtyre zjarreve.

Sipas Laçit, një pakujdesi e vogël mund të ketë pasoja shumë të mëdha për komunitetin. 

Megjithëse temperaturat janë shumë të larta, ato nuk janë shkaku kryesor i ndezjes së zjarrit, pasi ka edhe faktorë të tjerë të rëndësishëm.

Zjarri shpesh fillon nga pakujdesia, veçanërisht në periudhën e verës, kur temperaturat e larta i krijojnë kushte të përshtatshme për shpërndarjen e flakëve. 

Por ajo që duhet të theksojmë është se parandalimi është më i rëndësishëm se sa trajtimi i pasojave. Kur vërehen shenja të mundshme zjarri, është e rëndësishme të lajmërohet menjëherë shërbimi zjarrfikës, i cili duhet të reagojë shpejt dhe të marrë masat e nevojshme.

Pakujdesitë dhe ndihma e pamjaftueshme për parandalimin e zjarreve shpesh çojnë në ndotje mjedisore dhe krime mjedisore. 

Në raste të tilla, zjarrvënia është një vepër penale sipas Kodit Penal, dhe mund të dënohet me 5 deri në 10 vjet burg, në varësi të shkallës së dëmeve të shkaktuara. 

Në lidhje me veprimet që duhet të ndërmerren për të luftuar zjarret masive, Laçi theksoi se këto zjarre kalojnë kapacitetet lokale dhe rajonale të shërbimit zjarrfikës dhe kërkojnë ndërhyrjen e mekanizmit të mbrojtjes civile. 

Në rastet e zjarreve me përmasa të mëdha, është e nevojshme angazhimi i të gjithë kapaciteteve dhe bashkëpunimi me autoritetet që kanë juridiksion për t’u përballur me këto situata.

Sa i përket përdorimit të helikopterëve për shuarjen e zjarreve, ata janë efikasë në disa raste, por shpesh kërkohet ndërhyrje edhe nga toka. 

Helikopterët janë të dobishëm, por duhet të punojnë në koordinim me ekipet që janë në terren, sepse ndërhyrja nga toka është shpesh më efektive.

Laçi përmendi gjithashtu nevojën për mbështetje logjistike dhe përmirësimin e kapaciteteve të shërbimit zjarrfikës, duke nënvizuar se ndërhyrjet e shpejta dhe të koordinuara janë thelbësore për të shmangur katastrofat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy