Ministri Cakaj: Në 8 shtator hyn në fuqi marrëveshja me Italinë për konvertimin e patentave

Ministri Cakaj: Në 8 shtator hyn në fuqi marrëveshja me Italinë për konvertimin e patentave

Duke filluar nga data 8 shtator 2019, të gjithë shqiptarët që jetojnë në Itali apo që do të udhëtojnë në drejtim të Italisë për tre muaj, nuk do të kenë nevojë të pajisjen me patentë ndërkombëtare shoferi.
Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj njoftoi sot qytetarët shqiptarë me banim apo që vizitojnë Italinë lidhur me këtë marrëveshje të finalizuar me shtetin italian.
“Një lajm shumë i mirë për shqiptarët në Itali! Më në fund mbaroi edhe marrëveshja ndryshuese për konvertimin e lejeve të drejtimit që do të hyjë në fuqi më datën 8 shtator 2019. Hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje ndryshuese i vjen në ndihmë shtetasve shqiptarë rezidentë në Itali, pasi bën njohjen e modeleve të reja të lejeve të drejtimit të lëshuara nga shteti shqiptar, duke lehtësuar shpenzimet dhe kohën për konvertimin/pajisjen me leje drejtimi italiane pa kaluar testet teorike e praktike të drejtimit të automjetit”, tha Cakaj.
Ministri Cakaj poashtu ka njoftuar se shtetasit shqiptarë me lejet e reja të drejtimit që vizitojnë e qëndrojnë në Itali për deri tre muaj, nuk kanë nevojë të pajisen me leje ndërkombëtare të drejtimit të automjetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy