Sipërmarrësja Ardeta Koçi, nga shoqata e ushqimit pohon se ndodh që për të njëjtën punë një djalë të paguhet më shumë se një vajzë.
Në emisionin “Zgjohu me MCN” ajo tha se gjithmonë është ndjerë diskriminimi, por ditët e sotme ndjehet shumë më pak dhe se jemi gjithmonë në arritje te barazisë që duam.
Gjithsesi mendoj se është një fenomen që nuk mendoj se do të ketë kurrë barazi. P
ër fatin tim të mirë, nuk e kam ndjerë presionin që unë të paguhem më pak dhe kolegët më tepër, sepse jam vlerësuar në bazë të performancës, por në shoqëri janë prezentë.
Është e dukshme se vajzat dhe gratë duke krijuar pavarësinë ekonomike dhe terrenin e fituar, kanë treguar që janë të afta dhe të zonja të bëjnë shumë gjëra në të njëjtën kohë, gjë që meshkujt nuk janë në gjendje ta bëjnë.
Një zonjë arrin të bëjë një balancë perfekte mes familjes, zhvillimit të biznesit, vetvetes, ndërsa një mashkull nuk e ka arritur në raport me një grua.
Nuk do e ndaja në çështje gjinie, pasi një person që është negativ, është negativ pavarësisht gjinisë, pro është çështje karakteri.



