Mbërrin në portin e Shëngjinit, anija me 40 emigrantë nga Italia

Mbërrin në portin e Shëngjinit, anija me 40 emigrantë nga Italia

Ka mbërritur pasditen e sotme në portin e Shëngjinit anija “Libra” e marinës italiane me 40 emigrantë në bord.

Emigrantët kanë ardhur nga Italia dhe do të vendosen në kampin e Gjadrit, në zbatim të dekretit të qeverisë “Meloni” për emigrantët që ju është refuzuar azili dhe që do të riatdhesohen në vendet e tyre të origjinës.

Ata do të qëndrojnë në këtë qendër deri në 18 muaj, afat maksimal i parashikuar për përfundimin e procedurave të dëbimit drejt vendeve të tyre të origjinës.

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, ka deklaruar se masat e reja kanë reduktuar ndjeshëm fluksin e emigrantëve në Itali dhe se përdorimi i qendrave në territorin shqiptar përbën një model të suksesshëm menaxhimi.

Fillimisht, qendra në Gjadër ishte konceptuar për të strehuar përkohësisht azilkërkuesit e shpëtuar në det nga anijet italiane, për një periudhë deri në 28 ditë. Me dekretin e ri, ajo do të shërbejë edhe si qendër ndalimi për emigrantët që nuk kanë më të drejtë azili dhe janë në pritje të kthimit në vendet e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy