Shtrenjtimi me 10 lekë i çmimit të bukës mund të pasohet nga një tjetër rritje.
Nisur nga luhajtjet në bursë Shoqata e Përpunuesve të Miellit parashikon tarifa edhe 5% më të larta se ato të ditëve të fundit.
Ata që duhet të ribëjnë llogaritë janë qytetarët, të cilët po ndeshen me rritjen të çmimeve jo vetëm për bukën, por për disa produkte të shportës.
Pak ditë më parë Autoriteti i Konkurrencësparalajmëroi importuesit e mëdhenj të miellit të mos paracaktojnë çmimet në treg, por këta të fundit mohuan të ketë një marrëveshjes mes tyre, duke thënë se ndryshimi i cmimit të miellit ka ardhur si pasojë e luhatjeve në burse.



