Zjarret, Greqia dhe Shqipëria rinovojnë marrëveshjen në fushën e emergjencave civile

Zjarret, Greqia dhe Shqipëria rinovojnë marrëveshjen në fushën e emergjencave civile

Shqipëria dhe Greqia kanë rënë dakord të rinovojnë një marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e emergjencave civile, në një kohë që të dy vendet kanë nisur të përballen me problematika të tilla si zjarret.

Në vijim të vizitës zyrtare dyditore në Greqi, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u prit edhe nga Zëvendësministri i Mbrojtjes Civile dhe Emergjencat Klimaterike.

Ministri Peleshi falënderoi vendin fqinj për mbështetjen e dhënë në rastin e tërmetit tragjik të vitit 2019, gjatë pandemisë së COVID-19 si dhe në ndihmën për fikjen e vatrave të zjarrit në vendin tonë, jo vetëm gjatë verës së shkuar, por edhe për ndihmën e dhënë përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së në shuarjen e zjarrit në Sazan. 

Në të njëjtën kohë, shpalosi synimet e Ministrisë së Mbrojtjes për të rritur kapacitetet në fushën e emergjencave civile si dhe shprehu vlerësimin e tij për kontributin e Greqisë në këtë drejtim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy