Nga 3-6 shtator mbahet festivali i promovimit rural “South Outdoor Festival”

Nga 3-6 shtator mbahet festivali i promovimit rural “South Outdoor Festival”

Festivali që synon promovimin e turizmit rural, “South Outdoor Festival” rikthehet këtë vit në edicionin e tij të katërt në datat 3-6 shtator 2021 në Borsh, Himarë, ka bërë të ditur ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi.  

“Festivali i sportit, muzikës, kulturës e traditës promovon turizmin e qëndrueshëm rural dhe gjithçka që jugu i Shqipërisë ka për të ofruar”, shprehet Ekonomi.

Festivali “South Outdoor” është konceptuar një festë në natyrë me veprimtari sportive, kulturë, traditë, muzikë dhe ushqime tradicionale.

Gjatë ngjarjes katër ditore, ky festival kombinon sportin, lojërat, kulturën, traditën, ushqimin, muzikën, argëtimin dhe shumë më tepër. Me më shumë se 40 aktivitete të ndryshme në natyrë, të synuara për të gjitha grupmoshat dhe prejardhjet, ka diçka për të ofruar për të gjithë, ka njoftuar ministria.

“Festivali South Outdoor” synon të përdorë aktivitetet në natyrë, kulturën, traditën, muzikën, artet interpretuese dhe ngjarje të veçanta për të rritur entuziazmin publik dhe për të inkurajuar pjesëmarrjen me synimin për ta bërë Shqipërinë jugore një destinacion turistik ndërkombëtar.

Festivali South Outdoor është një nismë e GIZ Albania si pjesë e programit “Zhvillimi i Qëndrueshëm Rural” i zbatuar nga Citrus Organization në partneritet me kompanitë kryesore shqiptare, përfaqësues të agjencive turistike me vite përvojë, të cilët janë specializuar në turizmin në natyrë dhe kanë marrë çmime për ofertat dhe ngjarjet e reja turistike. Festivali organizohet në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencinë Kombëtare të Turizmit, bashkinë e Himarës dhe mbështetet nga qeveria gjermane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy