Policia e Shtetit përmes një njoftimi të dytë sqaron se nuk do të ketë nesër ndalim të qarkullimit të automjeteve.
"Policia e Shtetit, duke rivlerësuar komunikimin me Ministrinë e Shëndetësisë në lidhje me Udhëzimin për ditën e diel, 31 maj, pa makina, informon edhe njëherë qytetarët se nuk do të ketë ndalim të qarkullimit të automjeteve brenda qyteteve as ditën e diel", informoi policia në një njoftim të dytë.
Policia do të përqëndrohet vetëm në ndalimin e lëvizjes mes zonave, që edhe nesër do të jenë zona të kuqe.
Gjithashtu do të jenë të hapura të gjitha bizneset.
Ndërkohë me njoftimin e parë që u rrëzua nga i dyti informohej se nuk do lejohet hyrja dhe dalja në zonat e kuqe, si dhe do të ndalohej lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare.



