Dita Ndërkombëtare e Mjekëve, Begaj: Respekt për bluzat e bardha

Dita Ndërkombëtare e Mjekëve, Begaj: Respekt për bluzat e bardha

Në Ditën Ndërkombëtare të Mjekut, Presidenti Bajram Begaj uron të gjithë mjekët e Shqipërisë, për punën e tyre të palodhur, në shërbim të qytetarëve.

Kreu i shtetit thotë se pandemia COVID-19, risolli në vëmendje madhështinë dhe përulësinë e misionit të mjekut.

Për muaj me radhë, mjekët tanë iu dedikuan pacientëve të sëmurë, duke i qëndruar besnikë “Betimit të Hipokratit” e duke mos pyetur për rrezikun që i kanosej atyre vetë apo familjarëve.

Sot, tek sa për fat ditët e vështira të pandemisë duken kujtim i së shkuarës, nuk duhet t’i mbetet së shkuarës shembulli i vetëmohimit të tyre, përkundrazi, duhet të jetë një arsye më shumë, për të respektuar bluzat e bardha për profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre.

Respekt dhe mirënjohje ndaj mjekëve tanë, ndaj të gjithë kolegëve dhe miqve të mi të nderuar!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy