Bloza në ajër rrit sëmundjet respiratore/ Sokoli: Shkaktarët kryesorë, ndërtimet pa kriter dhe trafiku i rënduar (VIDEO)

Bloza në ajër rrit sëmundjet respiratore/ Sokoli: Shkaktarët kryesorë, ndërtimet pa kriter dhe trafiku i rënduar (VIDEO)

Ndërtimet pa kriter dhe trafiku i rënduar janë shkaktarët kryesorë që ndikojnë në ndotjen e ajrit në Tiranë, që kapëcen nivelet e vendeve të BE. 

 

Matjet e fundit për cilësinë e ajrit, të realizuara në kuadër të projekteve monitoruese mjedisore, tregojnë se situata mbetet shqetësuese. 

 

Projekti i zhvilluar nga organizata mjedisore GreenAL evidenton se në 13 stacionet monitoruese, ndotësit atmosferikë kanë ndikim të ndjeshëm në rritjen e përqendrimit të grimcave të imëta dhe gazrave të dëmshëm.

 

Eksperti I mjedisit Imeldi Sokoli thekson se Shqipëria vijon të mbetet mbi nivelet e standardeve të rekomanduara europiane për cilësinë e ajrit.

 

Ndërsa mjeku pneumology, Arben Tanka thekson se këto grimca PM2.5 dhe PM10 lidhen drejtpërdrejt me rritjen e sëmundjeve respiratore dhe pneumonale në populatë. 

 

Edhe pse shifrat mbeten shqetësuese, institucionet përgjegjëse si Agjencinë Kombëtare për Mbrojtjen e Mjedisit prej vitesh nuk kanë publikuar asnjë matje të bërë ngfa stacionet monitoruesë të cilët janë pothuajsë inekzistente. Transparenca dhe publikimet periodike për infromimin e qytetarët mungojnë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy