Reshjet e para të dëborës kanë tërhequr drejt malit të Dajtit dhjetëra qytetarë të kryeqytetit.
Për të arritur në pikën më të lartë, një pjesë kishin zgjedhur të udhëtonin me teleferik.
Ndërkohë, më i vështirë udhëtimi ishte për drejtuesit e automjeteve, për shkak të rrugës së ngushtë dhe mungesës së barrierave mbrojtëse.



