Drejtoresha e ISHP: Tamponët do të bëhen edhe nga laboratorët privatë

Drejtoresha e ISHP: Tamponët do të bëhen edhe nga laboratorët privatë

Albana Fico, drejtoresha e Insitutit të Shëndetit Publik, thotë se shumë shpejt përveç testeve serologjike në spitalet private do të mund të bëhen edhe tamponët, për të vërtetuar nëse dikush është ose jo me COVID-19.

E ftuar në emisionin ‘Në Fokus’ në TvT Fico sqaroi se kjo çështje tani është miratuar nga komiteti i ekspertëve dhe Ministria e Shëndetëisë po ndërmerr hapat për ta bërë realitet.

“Ka patur një diskutim në komunitetin teknik të eskpertëve që i ka rekomanduar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ekzaktësisht liberalizimin për arsye të dokumentacionit të testit të COVID-19. Pra sot që flasim ka një dokument që lejon laboratorët privatë që ta kryejnë këtë lloj testimi. Testimin për efekt dokumentacioni. Pra bëhet nëse ke nevoj për të ikur për punë, për të bërë pushime ose për ndonjë arsye tjetër.

Laboratorët jo publike duhet të respektojnë linjën e agjencisë së barnave që regjistrojnë testin që përdorin. Komiteti i eskpertëve e ka dhënë miratimin, por edhe ministria e shëndetësisë i ka bërë disa hapa.

Laboratorët jo publikë kanë marrë miratimin nga agjencia e barnave për kitet që duhet dhe besoj se është diçka që do ndodhi shumë shpejt në realitet,”-u shpreh Fico.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy