Ndryshon procedura e rinovimit të pasaportave, nuk do kërkohet më formular në polici

Ndryshon procedura e rinovimit të pasaportave, nuk do kërkohet më formular në polici

Nga nesër qytetarët që do të aplikojnë për të ripërtërirë vlefshmërinë e pasaportës nuk do ta kenë të nevojshme paraqitjen në polici për të plotësuar formular verifikimi të të dhënave.

Këtë e njoftoi sot ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nga një zyrë e kompanisë ALEAT ku lavdëroi punën e bërë së fundmi për digjitalizimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Qytetarët që kanë nevojë të ri-aplikojnë për pasaporta udhëtimi, tashmë nuk kanë nevojë të shpenzojnë kohë pranë policisë për të plotësuar formularë, por mund të paraqiten menjëherë pranë zyrave të aplikimit, ndërkohë që shtetasit që kanë mbushur moshën 75 vjeç do të marrin karta identiteti pa afat skadence,” u shpreh Lleshaj.

Ministri bëri thirrje që qytetarët të aplikojnë për të ripërtërirë kartat e identitetit dhe pasaportat duke caktuar online në zyrat e ALEAT.

Për shkak të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe pandemisë së COVID-19 këtë vit qeveria është detyruar të shtyjë me ligj njohjen e afateve të vlefshmërisë së pasaportave dhe kartave të identitetit.

Mirëpo siç theksoi Lleshaj, “tashmë koha ka ardhur që qytetarët të nxitojnë për të aplikuar ripërtëritjen e tyre”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy