Masat e reja ndaj Covid-19/ Vendimi i qeverisë: Institucionet publike dhe private obligohen ta reduktojnë stafin në punë

Masat e reja ndaj Covid-19/ Vendimi i qeverisë: Institucionet publike dhe private obligohen ta reduktojnë stafin në punë

Qeveria e Kosovës ka vendosur masat e reja për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë janë miratuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Armend Zemaj, Ministri i Shëndetësisë, në mbledhjen e Qeverisë ka propozuar që nga të gjitha institucionet publike dhe private të vazhdojnë punën me staf të reduktar dhe nga shtëpia, pas shtimit të rasteve me koronavirus.

“Jo vetëm për shkak të urgjencës, por për shkak që MSH’ja në vazhdimësi është duke mbikëqyre situatën epidemiologjike, duke pasur parasysh se në javën e fundit kemi pasur një rritje në institucionet publike dhe private, me qëllim të parandalimit IKSHPK’ja na ka rekomanduar që të përkrahë vendimin që të gjitha institucionet publike dhe private obligohen që të organizojnë punën në distancë fizike apo nga shtëpitë e tyre që nënkupton reduktimin e stafit. Të gjitha institucionet obligohen të shtojnë kontrollet në hyrje të çdo institucione. Të gjitha institucionet obligohen të organizojnë punën në përputhje me manualin. Obligohen institucionet që të ndërmarrin vendimet sipas manualit. Ky vendim kërkojë që të hyjë në fuqi në ditën e nënshkrimit”, ka thënë Zemaj.

Bazuar në vendim, kërkohet shtimi i kontrolleve rigoroze për bartjen e maskave.

Institucioneve u kërkohet të organizojnë punën me stafin në përputhje me manualin e miratuar për parandalimin e shpërndarjes së virusit.

Masat e reja janë vendosur pas shtimit të madh të rasteve të reja me koronavirus në Kosovë. Deri tash në Kosovë janë regjistruar 1756 raste me COVID-19. Prej tyre 968 persona janë shëruar e 34 kanë vdekur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy