Miratimi i çmimeve të reja të barnave nga Fondi i Kujdesit Shëndetësor dhe zbatimi i tyre pa paralajmërim për farmacitë ka krijuar kaos në treg, duke shkaktuar vështirësi furnizimi. Sipas opozitës kjo situatë rrezikon mungesa barnash për pacientët dhe largimin e kompanive të mëdha nga tregu shqiptare, ndërsa Ministria e Shëndetësisë në një reagim zyrtar thotë se nuk procedura është normale dhe qytetarët janë të mbrojtur.



