
Mosha 13 vjeç është mosha kur të gjitha vajzat duhet t’i nënshtrohen vaksinimit kundër HPV-së, një vaksinë që parandalon kancerin e qafës së mitrës.
Kështu ka deklaruar ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Albana Koçiu, e cila ka ftuar vajzat e kësaj grupmoshe që t’i nënshtrohen vaksinimit kundër HPV-së, falas në qendrat shëndetësore.
Ministrja Koçiu ishte sot në Qendrën Shëndetësore nr.9, ku vajza e saj Niki bëri vaksinën kundër HPV-së.
Sipas ministres, gjatë këtij viti janë aplikuar mbi 9,344 doza vaksinash për vajzat 13-20 vjeçe, ndërsa mbulesa vaksinale për vajzat 13-vjeçare ka arritur një nivel të lartë prej 75.6%.
“Vaksina është falas dhe jetike për parandalimin e kësaj sëmundjeje të rrezikshme”- ka bërë të ditur ministrja Koçiu.



