Norja: Ndarja e plazhit në Durrës 70% privat dhe 30 publik, e mirëmenduar. Më shumë turistë se një vit më parë

Norja: Ndarja e plazhit në Durrës 70% privat dhe 30 publik, e mirëmenduar. Më shumë turistë se një vit më parë

Përfaqësuesi i shoqatës së turizmit në Durrës, Blerim Norja e sheh pozitivisht vendimin e Këshilli Bashkiak që 70% të plazheve t’i jepet privatit dhe 30% publikut.

Në një intervistë për MCN TV, ai deklaroi se edhe bizneset dhe hotelet kanë nevojë për plazhet e tyre private. 

Sipas tij, ndarja është e mirëmenduar dhe do të ketë pasoja pozitive në të ardhmen.

Plazhet publike janë shumë pak të frekuentuara, nuk është se ka një dyndje dhe mungojnë hapësirat. 

Si përqindje 30% është e mjaftueshme për ata klientë që preferojnë plazhet publike. 

Besoj se ndarja zbatohet, normalisht duhet të ketë ndonjë devijancë, por janë struktura të ndryshme që bëjnë kontrolle në terren dhe është vështirë që të dilet nga parcelat që nuk janë të ligjshme. 

Durrësi ka pasur evolucion të turizmit dhe këtë vit është rritur kohëzgjatja e turizmit. 

Këtë vit ka filluar një muaj më herët që në prill dhe besojmë se do të shtyhet me një muaj në vjeshtë, deri në tetor.

 Presim një fluks 20-30% më shumë turistë se një vit më parë. Në zonën e Golemit dhe Qerretit, plazhi ka dyndje.

 Durrësi ka nevojë për më shumë shtretër se kërkesa është shumë më e lartë se kapaciteti që ne kemi. 

Megjithatë hotele të reja po ndërtohen në Durrës dhe po rritet edhe cilësia në struktura dhe në shërbime.

Sa i takon rojeve bregdetare në plazhet e Durrësit, ai tha se është situatë e zgjidhur që nga momenti që çdo subjekt e ka të detyrueshëm në kontratë një roje bregdetare. 

Çdo subjekt nuk mund të marrë plazh, nëse nuk ka një roje bregdetare dhe kjo është reflektuar nga fakti se nga viti në vit ka pasur incidente më pak.

Çmimi më i lirë i shezlloneve fillon 500 lekë të reja dhe shkon në 1000 lekë të reja. Kjo varion nga struktura që ofron shërbimet dhe vendndodhja. 

Sa i takon strehimit rritja e çmimit është bërë me 5 deri ne 10%, për shkak të rritjes së kostove.

Është rritur fondi i pagave, energjia elektrike dhe lënda e parë. Besoj se është një rritje e pranueshme për subjektet dhe cilësinë që na ofrojnë.

Nëse turistët e huaj zgjedhin Shqipërinë, e zgjedhin se është raporti më i mirë cilësi-çmim. Paketat all inclusive fillojnë me 65 euro personi dhe më e larta është 90 euro personi. 

Lidhur me pagesat, Norja u shpreh se pagat në sektorin e turizmit kanë ardhur nga viti në vit duke u rritur, ku në sektorin e shërbimit fillon nga 50 mijë lekë e sipër dhe pagat më të larta menaxherët, shefat e kuzhinës, pozicionet drejtuese, shefat e sallës, shefat e recepsionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy