Tre të vdekur dhe 70 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë

Tre të vdekur dhe 70 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë

Agresiviteti i pandemisë së Covid-19 në Kosovë vijon të marrë çdo ditë jetë njerëzish. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën tre qytetarë, ndërsa janë regjistruar 70 raste pozitive.

Autoritetet kanë kryer në total 57.239 testime të dyshuara, ndërkaq 14.566 qytetarë janë identifikuar të prekur me coronavirus.

Që nga fillimi i pandemisë dhe deri sot kanë humbur jetën 589 pacientë, shumica prej tyre me sëmundje të tjera shoqëruese. Listës së të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit i janë shtuar 122 pacientë, duke e çuar kështu numrin total të të shëruarve në 11.272.

Rastet pozitive në Kosovë:

Komuna Prishtinë 28 raste, komuna Ferizaj 9 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Viti dhe Vushtrri.

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, gjatë një vizite në Maqedoninë e Veriut u shpreh se situata e pandemisë paraqitet disi më e qetë, ndërsa shtoi se po diskutohet hapjen e kufijve pa kushte për lëvizjen e qytetarëve nga të dyja vendet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy