Shirat nxjerrin zbuluar bashkinë e Fierit duke zbuluar rrugën e sapo shtruar

Shirat nxjerrin zbuluar bashkinë e Fierit duke zbuluar rrugën e sapo shtruar

Ekipi i Xhadave rikthehet sërish në fshatin Varibop të Cakranit, në Fier, aty ku disa ditë më parë u transmetua një reportazh mbi gjendjen e rënduar të rrugës së fshatit. Pas ankesave të banorëve dhe publikimit në Xhadat, pati një reagim nga institucionet, ku filluan punimet për rehabilitimin e rrugës.

 

Fillimisht, banorët kishin ngritur shqetësimin për rrugën e pashtruar, ndërsa kryetari i qendrës administrative premtoi ndërhyrje, duke nisur shtrimin e saj me çakull si një zgjidhje e përkohshme, me premtimin se më pas rruga do të shtrohej me asfalt.

 

Megjithatë, vetëm pak ditë pas nisjes së punimeve, situata është përkeqësuar sërish. Banorët kanë njoftuar Xhadat se punimet janë lënë përgjysmë dhe rruga është shtruar vetëm me çakull. Si pasojë e reshjeve të shiut, çakulli i vendosur është dëmtuar dhe rruga është rikthyer në gjendjen e mëparshme. 

 

Ekipi i Xhadave ka shkuar në terren për të verifikuar nga afër situatën, ku duken qartë dëmtimet e shkaktuara. Banorët shprehen të revoltuar për mënyrën se si janë kryer punimet, duke theksuar se ndërhyrja ka qenë e pjesshme dhe jo cilësore. 

 

Ata deklarojnë se, përveç rrugës, janë detyruar të ndërhyjnë vetë edhe në sistemin e kanalizimeve, duke përballuar shpenzime nga buxheti i tyre familjar. Madje, një nga banorët është filmuar teksa kryente vetë punimet. Sipas tyre, kjo situatë përbën shpërdorim të fondeve publike dhe një formë abuzimi ndaj taksapaguesve.

 

Në vijim, ekipi i Xhadave ka kontaktuar sërish me kryetarin e qendrës administrative, si në zyrë ashtu edhe përmes komunikimit telefonik. Ai ka premtuar edhe një herë se, pavarësisht problematikave dhe ankesave, do t’i qëndrojë angazhimit për përfundimin e rrugës me asfalt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy