Certifikatë vaksinimi për të mbajtur vendin e punës, fluks të rinjsh te ‘Air Albania’

Certifikatë vaksinimi për të mbajtur vendin e punës, fluks të rinjsh te ‘Air Albania’

Gazetari Besmir Pula nga stadiumi ‘Air Albania’ ku po ndjek nga afër procesin e vaksinimit antiCovid në një prononcim për ‘MCN Live’ deklaroi se fluksi në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte ka qenë shumë i lartë, ndërsa ajo që binte në sy ishte se ata që vinin ishin kryesisht të rinj.

Ai tha se gjatë dy orëve të para janë kryer vetëm 42 doza, ndërsa theksoi se shumica që vijnë janë të rinjtë të cilët ndjehen të detyruar për vaksinim pasi ja kërkojnë nga vendi i punës.

Në stadiumin ‘Air Albania’ i cili ofron këtë shërbim për vaksinim, fluksi këto ditë ka qenë më i madh për të bërë vaksinën dhe nga disa të dhëna mësuam se nga ora 08:00 -10:00 janë përdorur 7 flakon, çfarë do të thotë se janë injektuar 42 doza për 2 orë, por nuk duhet harruar se një pjesë shkon edhe pranë qendrave të afërta të tyre shëndetësore. Shumica e atyre që kanë ardhur për vaksinim janë të rinj kjo dhe për faktin se pas 4 janarit u kërkojnë vaksinimin edhe në vendin e punës. Ka shumë persona që e bëjnë vaksinën nga detyrimi.

Vlen të theksohet se ata persona që vijnë për tu vaksinuar kërkojnë vaksinën Pfizer. Sa i përket ndikimit të variantit Omicron nëse ka pasur rritje të kërkesës për vaksinim për shkak të tij këtë nuk mund ta themi sepse shumica tregojnë se vaksinën e kanë bërë më shumë nga detyrimi se sa nga dëshira. Vetëm të moshuarit e kryejnë për tu mbrojtur nga shëndeti, personat e rinj vijnë për dozën e parë ose të dytë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy