24 janar, Dita Ndërkombëtare e Edukimit

24 janar, Dita Ndërkombëtare e Edukimit

“Dita Ndërkombëtare e Edukimit’, është një ditë vjetore e cila i kushtohet arsimit. 

Në dhjetor të vitit 2018, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 24 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Edukimit, si shenjë e kremtimit që edukimi ka në zhvillimin njerëzor.

Qëllimi i caktimit të ditës kushtuar arsimit në nivelin ndërkombëtar është që të tërheq vëmendjen e qeverive dhe popujve për rolin dhe rëndësinë që luan arsimi si njëri ndër mjetet më të përshtatshme për të shpëtuar nga varfëria.

Sipas OKB, rreth 258 milionë fëmijë dhe adoleshentë në mbarë botën nuk kanë mundësi të ndjekin apo të përfundojnë shkollën; 617 milionë fëmijë dhe adoleshentë nuk mund të lexojnë dhe bëjnë matematikë bazë; dhe rreth katër milionë fëmijë dhe refugjatë të rinj janë jashtë shkollës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy