Facebooku e Twitter suspendojnë mbi 1 mijë llogari të rrjeteve të dezinformimit

Facebooku e Twitter suspendojnë mbi 1 mijë llogari të rrjeteve të dezinformimit

Facebooku dhe Twitteri të enjten kanë konfirmuar se kanë shkatërruar disa rrjete të dezinformimit që përdoren nga grupe politike dhe shtetërore për të mashtruar përdoruesit në platformat sociale në vende të ndryshme, raporton Reuters.

Në deklarata të ndara, të dy kompanitë kanë konfirmuar se kanë identifikuar dhe suspenduar më shumë se 1 mijë llogari, që kanë përdorur identitete të rrejshme dhe sjellje të tjera mashtruese për të përhapur informacione të rreme ose mashtruese.

Këto rrjete kanë synuar përdoruesit në një hapësirë të gjerë, në vendet si: SHBA-ja, Arabia Saudite, Kuba, Tajlanda, Mianmari, Nigeria, Filipinet dhe Azerbajxhani.

Facebooku ka thënë se personat përgjegjës për përhapjen e këtyre dezinformatave shpesh kishin lidhje me grupe politike që synonin audienca të caktuara.

Kurse, Twitteri thotë se pesë rrjetet që i ka suspenduar ishin grupe të lidhura me qeveritë në Iran, Arabinë Saudite, Kubë, Tajlandë dhe Rusi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy