Minatorët e Spaçit përshkallëzojnë protestën, bllokojnë hyrjen e kompanisë (VIDEO)

Minatorët e Spaçit përshkallëzojnë protestën, bllokojnë hyrjen e kompanisë (VIDEO)

Punonjësit e minierës së Balrit në Spaç të Mirditës e kanë përshkallëzuar reagimin e tyre këtë të hënë, duke bllokuar hyrjen e kompanisë “Tete Albania”.

Gazetari Juli Simoni raportoi për “MCN Live se”, rreth 70 minatorë kanë ndalur punën dhe kanë bllokuar hyrjen kryesore të objektit të kompanisë “Tete Albania”, në shenjë proteste ndaj kushteve të vështira të punës dhe nivelit të ulët të pagave.

Sipas punonjësve, protesta do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, të cilat përfshijnë përmirësimin e kushteve të sigurisë në minierë dhe rritjen e pagave mujore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy