
Sot nis muaji i madhërishëm i Ramazanit për besimtarët myslimanë të cilët agjërojnë. Gjatë këtij muajit të bekuar (30 ditë), besimtarët myslimanë mbajnë agjërim, një nga 5 kushtet e islamit.
Një ditë më parë, Kryetari i Komiteti Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu ka uruar besimtarët myslimane për nisjen e muajit të Ramazanit e shton se që ky muaj të jetë muaji i faljes, muaji i begatisë, muaji mirëkuptimit të ndërsjellët me njëri-tjetrin.
Spahiu fton besimtarët që të jenë më solidarë me familjet në nevojë, t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit në punë të mira.
Edhe Presidenti Bajram Begaj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit. Në një postim në Facebook, Begaj u uron agjërim të lehtë besimtarëve myslimanë.
Të dashur besimtarë myslimanë, ju uroj gëzuar muajin e shenjtë të Ramazanit! Bashkoj me ju lutjet për më shumë begati, mirësi e solidaritet ndërnjerëzor në çdo familje shqiptare. Agjërim të lehtë e të pranueshëm! Zoti ju pranoftë lutjet e veprat e mira.
Muaji i Ramazanit përfundon më 20 Prill ndërsa nata e Kadrit këtë vit është në datën 17 Prill. Falja e Bajramit në datë 21 prill pritet të bëhet edhe këtë vit në sheshin Skënderbej ku festa do të jetë e dyfishtë pasi Komuniteti Mysliman në Shqipëri feston 100 vjetorin e themelimit.



